Gjermania akuzon Rusinë për sulm kibernetik dhe përpjekje për ndërhyrje në zgjedhje

Gjermania akuzon Rusinë për sulm kibernetik dhe përpjekje për ndërhyrje në zgjedhje

Gjermania ka akuzuar Rusinë për një sulm kibernetik ndaj kontrollit të trafikut ajror dhe për përpjekje për ndërhyrje në zgjedhje. 

 

BBC raporton se Gjermania e ka thirrur ambasadorin rus në takim.

 

Sipas Gjermanisë inteligjenca ushtarake ruse ishte pas një sulmi kibernetik ndaj kontrollit të trafikut ajror në gusht 2024. 

 

Po ashtu janë hedhur akuza se Rusia është përpjekur të ndikojë dhe destabilizojë zgjedhjet federale në Gjermani në shkurt të këtij viti.

 

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se Gjermania, në koordinim të ngushtë me partnerët e saj evropianë, do të përgjigjet me kundërmasa për ta bërë Rusinë “të paguajë një çmim për veprimet e saj hibride”.

 

Ende nuk ka një reagim nga Rusia. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy