"Një kërcënim për të gjithë ne", Shtetet e Bashkuara ndërhyjnë për të mbrojtur Panamanë kundër Kinës

"Një kërcënim për të gjithë ne", Shtetet e Bashkuara ndërhyjnë për të mbrojtur Panamanë kundër Kinës

Uashingtoni mbetet i palëkundur. 

 

Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr një grup vendesh në rajon për të nisur një apel të përbashkët në mbështetje të Panamasë në mosmarrëveshjen e saj me Kinën për kanalin, duke i përshkruar veprimet e Pekinit si një kërcënim për të gjitha këto vende. 

 

Shtetet e Bashkuara, të cilat tashmë e kanë dënuar Kinën për këtë çështje, iniciuan një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga vendet me qeveri kryesisht të krahut të djathtë: Bolivia, Kosta Rika, Guajana, Paraguai dhe Trinidad dhe Tobago.

 

“Veprimet e Kinës përbëjnë një përpjekje të hapur për të politizuar tregtinë detare dhe për të minuar sovranitetin e kombeve në rajon”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. 

 

"Panamaja është një shtyllë e sistemit tonë të tregtisë detare dhe, si e tillë, duhet të mbetet e lirë nga presioni i jashtëm i panevojshëm", vazhdoi deklarata. 

 

Çdo përpjekje për të minuar sovranitetin e Panamasë përbën një kërcënim për të gjithë ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy