Irani: Jemi gati për luftë, por edhe për dialog

Irani: Jemi gati për luftë, por edhe për dialog

Situata në Iran është nën kontroll të plotë pas përshkallëzimit të dhunës gjatë fundjavës, e cila thuhet se la qindra të vdekur, tha të hënën ministri i Jashtëm i vendit, Abbas Araghchi.

 

Ai iu referua paralajmërimit të Presidentit amerikan Donald Trump kundër Teheranit, duke folur për veprimin e “terroristëve” me motive të përgjakshme kundër protestuesve dhe forcave të sigurisë të synuara me qëllim provokimin e ndërhyrjes së huaj.

 

Ne jemi të gatshëm për luftë, por edhe për dialog”, theksoi ministri iranian.

 

Ai siguroi gjithashtu se shërbimi i internetit do të rikthehet në koordinim me autoritetet e sigurisë.

 

Donald Trump tha të dielën, se udhëheqësit iranianë kanë kontaktuar qeverinë e tij për të negociuar , pas kërcënimeve të tij për të urdhëruar veprime ushtarake ndërsa Republika Islamike përballet me protesta masive.

 

Megjithatë, presidenti amerikan tha se mund të duhet të ndërmarren veprime përpara çdo takimi.

 

Po e shqyrtojmë çështjen shumë seriozisht. Ushtria po e shqyrton çështjen dhe po shqyrtojmë mundësi shumë të forta. Do të marrim një vendim”, u tha presidenti amerikan gazetarëve që e shoqëronin në aeroplanin e tij.

 

I pyetur në lidhje me kërcënimet e Iranit për hakmarrje, ai u përgjigj: “Nëse e bëjnë këtë, ne do t’i godasim në nivele që nuk janë goditur kurrë më parë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy