SHBA nis ofensivë kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Rubio: Do t'u kërkojmë aleatëve ta braktisin

SHBA nis ofensivë kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Rubio: Do t'u kërkojmë aleatëve ta braktisin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka nisur një fushatë kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke e akuzuar se cenon sovranitetin e SHBA-së dhe rrezikon ndjekjen penale të ushtarakëve dhe zyrtarëve amerikanë. 

 

Në një opinion të publikuar në Wall Street Journal, Rubio paralajmëroi se Uashingtoni do të ushtrojë presion ndaj vendeve aleate për të braktisur GJPN-në, ndërsa sipas CNN, shtetet që vazhdojnë ta mbështesin gjykatën mund të përballen me sanksione dhe kufizime të tjera.

 

Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare i kanë cilësuar pretendimet e Rubios si të pabazuara, duke theksuar se GJPN-ja nuk ka juridiksion mbi krimet e kryera në territorin amerikan, pasi SHBA-ja nuk është palë në Statutin e Romës. Ata argumentojnë se gjykata mund të hetojë vetëm krime të kryera në territorin e shteteve që kanë pranuar juridiksionin e saj.

 

Fushata e re e administratës Trump vjen pasi SHBA ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të GJPN-së për hetimet mbi luftën në Gaza dhe aktivitetin e forcave amerikane në Afganistan. 

 

Organizatat për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se presioni ndaj gjykatës mund të dëmtojë sistemin ndërkombëtar të drejtësisë dhe llogaridhënies për krimet e luftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy