Tre të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmi izraelit në Bejrut. Trump: Nuk duhej të kishte ndodhur

Tre të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmi izraelit në Bejrut. Trump: Nuk duhej të kishte ndodhur

Tre persona humbën jetën dhe të paktën 15 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi ajror izraelit që goditi periferitë jugore të Bejrutit të dielën, sipas autoriteteve libaneze.

 

Agjencia e Mbrojtjes Civile të Libanit njoftoi se ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat trupat e tre viktimave, ndërsa operacionet në zonën e goditur vijuan për disa orë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve (NNA), sulmi shkaktoi gjithashtu dëme të konsiderueshme në ndërtesa banimi dhe biznese.

 

Ngjarja ka rritur shqetësimet për një përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon, në një moment kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë negociata intensive për një marrëveshje që synon uljen e konfliktit në Lindjen e Mesme.

 

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj sulmit, duke deklaruar se veprimi i Izraelit “nuk duhej të kishte ndodhur”, veçanërisht në një kohë kur, sipas tij, palët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Iranin.

 

“Israeli ka të drejtë të mbrohet, por sulmi ndaj të cilit po përgjigjej ishte shumë i vogël dhe i pakuptimtë”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

 

Ai theksoi se Uashingtoni dhe Teherani janë “shumë afër një marrëveshjeje që mund të sjellë paqe në rajon, përfshirë Libanin”, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin veprime të mëtejshme ushtarake.

 

Ndërkohë, kryenegociatori iranian Mohammad-Bagher Ghalibaf deklaroi se sulmet izraelite në Bejrut tregojnë se SHBA-ja nuk po respekton angazhimet e saj. Komentet e tij erdhën pasi Izraeli goditi objektiva të lidhura me Hezbollahun, në përgjigje të sulmeve me raketa ndaj territorit izraelit.

 

Analistët vlerësojnë se zhvillimet e fundit mund të komplikojnë procesin e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit, megjithëse nuk e përjashtojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në ditët në vijim. Situata në Liban pritet të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në çdo marrëveshje të ardhshme mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy