Rrëzohet një avion ushtarak rus në Krime, 29 të vdekur

Rrëzohet një avion ushtarak rus në Krime, 29 të vdekur

Një avion ushtarak rus është rrëzuar në gadishullin e Krimesë, duke shkaktuar vdekjen e të 29 personave që ndodheshin në bord, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë për mediat shtetërore.

 

Sipas autoriteteve ruse, mbetjet e avionit tip An-26 u gjetën pasi mjeti humbi kontaktin gjatë një fluturimi rutinë. Në bord ndodheshin gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 23 pasagjerë, ndërsa nuk raportohet për të mbijetuar.

 

Ministria bëri të ditur se shkaku paraprak i rrëzimit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik, pasi nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të lidhen me sulme apo faktorë të tjerë si dronë apo përplasje me zogj.

 

Sipas agjencisë Tass, komunikimi me avionin u ndërpre rreth orës 18:00 me orën lokale të së martës, ndërsa rrënojat u lokalizuan pas një operacioni kërkim-shpëtimi.

 

Avioni An-26, i prodhuar nga kompania ukrainase Antonov, është një mjet i epokës sovjetike i përdorur kryesisht për transport ushtarak në distanca të shkurtra dhe të mesme. Ky model ka qenë i përfshirë edhe më herët në disa aksidente fatale.

 

Ngjarja ndodh në një rajon me tensione të vazhdueshme, pasi Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe mbetet një pikë e nxehtë e konfliktit mes Moskës dhe Kievit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy