
Nuk iu mbijetoi dot plagëve të marra aleati i Presidentit amerikan, Charlie Krik.
Vrasësi i dyshuar i Kirk u arrestua, njoftoi FBI në një konferencë për mediat.
Në një video në rrjetin social Truth, ku ai shfaqet në tavolinën e tij në Zyrën Ovale, Donald Trump i bëri homazh solemn aktivistit të ri të krahut të djathtë Charlie Kirk, i cili u vra në Utah të mërkurën, duke e quajtur atë një patriot, një martir për të vërtetën dhe lirinë, një person “që luftoi për demokracinë, drejtësinë dhe popullin amerikan”.
Charlie Kirk, 31-vjeçar, një aktivist i fuqishëm i krahut të djathtë i lidhur me Donald Trump dhe një yll i lëvizjes MAGA, veçanërisht midis të rinjve, vdiq pasi u qëllua në qafë me një plumb të vetëm ndërsa fliste para studentëve në një kamp në Universitetin e Luginës së Utah (UVU).
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njerëz që ikin nga eventi pasi u dëgjua një e shtënë me armë zjarri. Një video tregon kokën e Kirkut duke u dridhur ndërsa gjaku i rrjedh nga qafa. Ai po mbante një fjalim i ulur nën një tendë me sloganin “Kthimi Amerikan”.
Një zëdhënëse e universitetit tha se aktivisti u qëllua rreth 20 minuta pasi filloi të fliste në kampus nga një person me armë zjarri nga Qendra Losee, një ndërtesë rreth 200 metra larg. Kampusi u vu nën izolim dhe mbeti i mbyllur për pjesën tjetër të ditës.
“Në nder të Charlie Kirk, një patriot vërtet të madh amerikan, po urdhëroj që të gjithë flamujt amerikanë në SHBA të ulen në gjysmështizë deri të dielën në mbrëmje në orën 18:00”, njoftoi Donald Trump në ruth pas vrasjes së aktivistit të ri të krahut të djathtë.
“I madhi, madje legjendari, Charlie Kirk ka vdekur. Askush nuk i kuptonte ose nuk i zotëronte zemrat e të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga unë, dhe tani ai nuk është më me ne. Ngushëllimet e mia dhe të Melanias shkojnë për gruan e tij të mrekullueshme Erika dhe familjen e tij. Charlie, të duam!



