Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio e ka vënë në pikëpyetje si kurrë më parë lidhjen transatlantike me NATO-n, duke deklaruar të martën se Shtetet e Bashkuara duhet të “rishqyrtojnë” marrëdhëniet e tyre me aleancën ushtarake atlantike sapo të mbarojë lufta kundër Iranit.
"Mendoj se për fat të keq nuk ka dyshim se sapo të mbarojë ky konflikt, do të na duhet ta rishqyrtojmë këtë marrëdhënie.
Do të na duhet të rishqyrtojmë interesin që NATO paraqet për vendin tonë brenda kornizës së kësaj aleance", tha Marco Rubio në Fox News, duke shtuar se do t'i takonte Presidentit Donald Trump të vendoste për këtë çështje.



