Mijëra përdorues të Meta-s në mbarë botën kanë raportuar probleme me Facebook-un dhe Instagram-in mëngjesin e sotëm.
Shkaku i këtyre problemeve nuk është bërë ende i ditur.
Sipas Downdetector, problemet filluan rreth orës 3:25 të mëngjesit, me mijëra përdorues që raportuan probleme në Shtetet e Bashkuara.
Disa përdorues raportuan gjithashtu probleme me aksesin në Instagram në të njëjtën kohë, pasi të dy rrjetet sociale janë në pronësi të Meta-s.
"Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi me faqen. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash", shkruhet në një mesazh në rrjetet sociale.



