Dinosauri i ri gjigant identifikohet nga fosilet e gjetura në Tajlandë

Dinosauri i ri gjigant identifikohet nga fosilet e gjetura në Tajlandë

 

Një specie e re dinosauri gjigant me qafë të gjatë është identifikuar nga shkencëtarët, bazuar në mbetjet fosile të zbuluara në Tajlanda.

 

Nagatitan chaiyaphumensis, dinosauri më i madh i gjetur ndonjëherë në Azinë Juglindore, peshonte rreth 27 tonë, sa nëntë elefantë aziatikë të rritur dhe arrinte një gjatësi prej 27 metrash, më i gjatë se një diplodok. 

 

Ashtu si ai, i përkiste familjes së sauropodëve, dinosaurë barngrënës me qafë të gjatë.

 

Një ekip studiuesish nga Mbretëria e Bashkuar dhe Tajlanda identifikoi specien nga fosilet e gjetura pranë një pellgu në verilindje të Tajlandës rreth një dekadë më parë, njofton BBC. 

 

Sipas studiuesve, zbulimi hedh dritë mbi mënyrën se si ndryshimet klimatike në lashtësi mundësuan zhvillimin e dinosaurëve gjigantë.

 

Emri i plotë i dinosaurit, “Nagatitan chaiyaphumensis”, përmban referenca nga kultura dhe mitologjia: “naga” i referohet gjarprit mitologjik në folklorin e Azisë Juglindore, “titan” perëndive të mitologjisë greke, ndërsa “chaiyaphumensis” lidhet me provincën Chaiyaphum, ku u zbuluan fosilet.

 

Ky dinosaur jetoi rreth 100 deri në 120 milionë vite më parë, rreth 40 milionë vite para Tyrannosaurus rex, dhe ishte pothuajse dy herë më i madh se ai.

 

Thitiwoot Sethapanichsakul, student doktorature në University College London, ishte autori kryesor i studimit të publikuar në Scientific Reports.

 

Ai tha se studiuesit e quanin nagatitanin “titani i fundit” i Tajlandës, pasi fosilet u gjetën në formacionin më të ri shkëmbor me dinosaurë në vend.

 

Nagatitan chaiyaphumensis është dinosauri i 14-të që emërtohet në Tajlandë. Paleontologia Sita Manitkoon, nga Universiteti Mahasarakham, tha se vendi ka një larmi të madhe fosilesh dinosaurësh dhe është “ndoshta i treti në Azi për nga pasuria e mbetjeve të dinosaurëve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy