BE kundër kufizimeve të SHBA/ Franca dhe Gjermania paralajmërojnë kundërpërgjigje

BE kundër kufizimeve të SHBA/ Franca dhe Gjermania paralajmërojnë kundërpërgjigje

Bashkimi Europian, Franca dhe Gjermania kanë dënuar ashpër vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur ndalim vizash ndaj pesë shtetasve europianë të angazhuar në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit online.

 

Brukseli paralajmëroi se do të reagojë “shpejt dhe me vendosmëri” ndaj atyre që i cilëson si masa të pajustifikuara.

 

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi të martën ndalimin e vizave për pesë individë europianë, mes tyre edhe ish-komisionerin francez të BE-së, Thierry Breton. 

 

Sipas Uashingtonit, ata akuzohen se kanë kontribuar në censurimin e fjalës së lirë dhe në vendosjen e rregullave të padrejta ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti vendimin një akt intimidimi ndaj sovranitetit digjital europian, ndërsa Gjermania e cilësoi ndalimin e vizave të papranueshëm. 

 

Nga ana e tij, Breton reagoi duke e krahasuar situatën me një “gjueti shtrigash”, duke theksuar se DSA është miratuar në mënyrë demokratike nga Parlamenti Europian dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

 

Komisioni Europian reagoi duke e dënuar fuqishëm vendimin, duke theksuar se liria e shprehjes është një e drejtë themelore në Europë dhe një vlerë e përbashkët me Shtetet e Bashkuara. 

 

Përveç Bretonit, ndalimi i vizave përfshin edhe Imran Ahmed, drejtues i Qendrës për Luftën kundër Urrejtjes Digjitale, një bashkëthemeluese të Global Disinformation Index si dhe dy aktiviste gjermane të organizatës HateAid. 

 

Ministria e Drejtësisë e Gjermanisë tha se dy aktivistët gjermanë kishin "mbështetjen dhe solidaritetin" e qeverisë dhe ndalimet e vizave për ta ishin të papranueshme.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i akuzon ata se kanë ushtruar presion ndaj platformave amerikane për të censuruar pikëpamje që nuk i pëlqejnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy