Qendra Kennedy heq emrin e Trump nga faqja zyrtare

Qendra Kennedy heq emrin e Trump nga faqja zyrtare

Qendra Kennedy ka hequr emrin e Donald Trump nga faqja e saj zyrtare, pas një urdhri të një gjyqtari federal të distriktit amerikan të lëshuar muajin e kaluar, që kërkonte largimin e çdo reference që lidhej me emrin e presidentit amerikan nga institucioni i arteve interpretuese.

 

Ky ndryshim erdhi vetëm pak ditë përpara afatit të vendosur nga këshilltari i përgjithshëm i qendrës, i cili kërkoi që deri më 12 qershor 2026 të hiqeshin të gjitha referencat ndaj emrit të Trump nga komunikimet zyrtare, përfshirë nënshkrimet e email-eve, dokumentet, materialet promovuese dhe faqen e internetit. 

 

Sipas një memorandumi të raportuar nga Ëashington Post, punonjësve iu kërkua që emri i institucionit të rikthehej në formën “Qendra John F. Kennedy për Artet Performuese” ose thjesht “Qendra Kennedy”.

 

Megjithatë, në fasadën e godinës në Uashington DC, deri të hënën pasdite vijonte të figurojë mbishkrimi “Qendra Memoriale e Donald J. Trump dhe John F. Kennedy për Artet Performuese”.

 

Sipas vendimit të gjyqtarit Christopher Cooper, Qendra Kennedy nuk mund të ndryshojë emrin e saj pa një akt të Kongresit. Në opinionin e tij prej 94 faqesh, ai theksoi se statuti themelues e përcakton qartë emrin e institucionit dhe çdo ndryshim formal mund të bëhet vetëm nga Kongresi amerikan.

 

Po ashtu, gjykata bllokoi përkohësisht edhe planin për mbylljen e qendrës gjatë verës për rinovime, një projekt prej 257 milionë dollarësh i miratuar nga bordi i ri i emëruar gjatë administratës Trump.

 

Pas vendimit, Donald Trump reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar gjyqtarin dhe vendimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy