Kina në emergjencë demografike, popullsia bie për të katërtin vit radhazi

Kina në emergjencë demografike, popullsia bie për të katërtin vit radhazi

Kina po zhytet në një emergjencë të re demografike. Në vitin 2025, shkalla e lindjeve arriti nivelin më të ulët që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1949, ndërsa popullsia ra për të katërtin vit radhazi, duke konfirmuar vështirësitë e gjigantit aziatik në frenimin e plakjes dhe rënies demografike pavarësisht një serie stimujsh qeveritar.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave, në fund të vitit 2025, popullsia ra në 1405 miliardë, afërsisht 3.39 milionë më pak se një vit më parë. 

 

Lindjet e reja arritën në 7.92 milionë, krahasuar me 9.54 milionë në vitin 2024, duke e çuar shkallën e lindjeve në një nivel rekord të ulët prej 5.63 lindjesh për mijë banorë. 

 

Gjatë së njëjtës periudhë, vdekjet u rritën në 11.31 milionë, me një shkallë vdekshmërie prej 8.04 për mijë, niveli më i lartë që nga viti 1968, në kulmin e Revolucionit Kulturor nën udhëheqjen e Mao Ce Dunit.

 

Rënia e ndjeshme në vitin 2025 vjen pas rimëkëmbjes së përkohshme të vërejtur vitin e kaluar, e cila përkoi kryesisht me Vitin e Dragoit, tradicionalisht i konsideruar i mbarë në kulturën kineze për martesat dhe lindjet. 

 

Pasi efekti simbolik i vitit me fat u zhduk, lindjet filluan të bien përsëri, pjesë e një trendi strukturor të përkeqësuar nga trashëgimia e politikës së një fëmije dhe një mjedisi ekonomik të pasigurt. 

 

Viti 2026, Viti i Kalit, konsiderohet “neutral” për lindjet, ndërsa një rënie e mëtejshme pritet në vitin 2027, Vitin e Deles, i konsideruar një ogur i keq sipas proverbit popullor se “9 nga 10 dele janë të destinuara të jenë të paplota”.

 

Vitet e fundit, Pekini ka hequr kufizimet e lindjeve, duke lejuar deri në tre fëmijë për çift, dhe ka futur subvencione, bonuse dhe leje më të gjatë prindërore, por pa rezultate të rëndësishme.

 

Shkalla e fertilitetit mbetet rreth një fëmijë për grua, shumë nën nivelin e zëvendësimit, ndërsa mungesa e imigracionit e bën të vështirë kompensimin e rënies natyrore.

 

Pasojat janë të rënda për ekonominë dhe mirëqenien: fuqia punëtore vazhdon të tkurret, numri i të moshuarve rritet dhe sistemi i pensioneve tregon shenja tendosjeje. 

 

Sipas Kombeve të Bashkuara, popullsia e Kinës mund të përgjysmohet deri në vitin 2100, duke e bërë krizën demografike ndoshta sfidën më urgjente për udhëheqjen e Pekinit në dekadat e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy