Nëntë persona u vranë me armë zjarri në një tavernë jashtë qytetit të Johanesburgut në Afrikën e Jugut gjatë orëve të para të së dielës.
Një duzinë të dyshuarish janë shpallur në kërkim, ndërsa arsyet e sulmit janë ende të paqarta.
Sulmi ndodhi në orën 1 të mëngjesit në Bekkersdal, një lagje në jugperëndim të Johannesburgut, ndërsa bëhet me dije se janë plagosur dhe 10 persona të tjerë.
“Raportohet se rreth 12 persona hapën zjarr ndaj klientëve të tavernës dhe vazhduan të qëllonin rastësisht ndërsa ata iknin nga vendi i ngjarjes”, tha Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut, duke kërkuar informacion nga dëshmitarët.



