
Ajo që pashë këtë mëngjes, kur u zgjova, është se një Shtet i Palestinës nuk ekziston. Por deri këtë javë, më shumë se 140 shtete e kanë njohur atë. Tani, ndoshta dhjetëra më shumë.
Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’Ar, anëtar i partisë Likud, e bëri një deklaratë të tillë në një intervistë për “Corriere della Sera”, duke komentuar njohjen e Palestinës nga shumë vende.
Ishte një vendim krejtësisht i gabuar, dhe tani, pas 7 tetorit, ndërsa po luftojmë një luftë ekzistenciale, është moralisht e neveritshme dhe politikisht e çmendur.
Duhet të jesh i verbër për të mos kuptuar se kështu po krijohet shteti i Hamasit. Dhe ne nuk do ta lejojmë që të ndodhë.



