Hegseth: Epoka e gjeneralëve të shëndoshë ka mbaruar. Nëse mendoni ndryshe, dorëhiquni

Hegseth: Epoka e gjeneralëve të shëndoshë ka mbaruar. Nëse mendoni ndryshe, dorëhiquni

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, kritikoi ashpër "gjeneralët e shëndoshë" dhe nismat e diversitetit. Ai tha se këto kanë çuar në dekada të tëra degradimi në ushtri. 

 

Deklarata erdhi gjatë një takimi të rrallë drejtuesish, të cilëve ai u kërkoi të japin dorëheqjen nëse nuk e mbështesin axhendën e tij.

 

"Udhëheqësit politikë budallenj dhe të pamatur vendosën drejtimin e gabuar të busullës dhe ne humbëm rrugën. Ne u bëmë 'Departamenti i Zgjuar'," tha Hegseth ndërsa hapi eventin në Quantico, Virxhinia. "Por jo më," tha ai.

 

Duke iu drejtuar një salle plot me gjeneralë dhe admiralë të lartë të ushtrisë amerikane, Hegseth mbrojti shkarkimet e fundit, mes të cilëve është edhe gjenerali më i lartë i SHBA-së, i cili ishte me ngjyrë, dhe admiralin më të lartë të Marinës, një grua. Ai tha se oficerët që ai shkarkoi ishin pjesë e një kulture të thyer.

 

Ai premtoi ndryshime rrënjësore në mënyrën se si trajtohen ankesat për diskriminim dhe si hetohen akuzat për shkelje në Pentagon.

 

“Nëse fjalët që po them sot po ju prekin zemrën, atëherë duhet të bëni gjënë e ndershme dhe të jepni dorëheqjen”, tha Hegseth.

 

“E di që shumica dërrmuese prej jush ndiejnë të kundërtën. Këto fjalë ju mbushin zemrat.”

 

Hegseth kritikoi pamjen e ushtarëve mbipeshë, duke thënë: “Është krejtësisht e papranueshme të shohësh gjeneralë dhe admiralë të shëndoshë në korridoret e Pentagonit.”

 

Hegseth tha se të gjitha testet e fitnesit do të caktohen vetëm sipas standardeve mashkullore dhe theksoi rëndësinë e standardeve të higjienës.

 

Epoka e pamjes joprofesionale ka mbaruar. Nuk ka më as mjekëroshë”, i tha Hegseth audiencës, e cila e dëgjoi në heshtje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy