Gashi: Irani para një skadence ushtarake, shumë i vogël në raport me SHBA (VIDEO)

Gashi: Irani para një skadence ushtarake, shumë i vogël në raport me SHBA (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Milazim Gashi, thotë se duke llogaritur fuqinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët kanë në dispozicion, mund të ndodhë shkatërrimi absolut i Iranit.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se Irani është një pistë e lexuar sa i takon SHBA.

 

Sipas tij, nga ana e SHBA nuk ka gjenocid nuk ndaj civilëve dhe në rast përshkallëzimi situate, Irani nuk e godet dot SHBA. 

 

Gashi shtoi se i vetmi ku mund të godasë Irani, është Izraeli, pasi SHBA është shumë larg, duke deklaruar se Irani është para një skadence ushtarake. 

 

Qasja e Donald Trump në raport me publikun është që popullin ta përgatisë sa më shumë se Irani është drejt përfundimit dhe shumë i vogël, në raport me SHBA. Taktika e SHBA për të gjunjëzuar Iranin, SHBA ende nuk kanë bombarduar caqe ushtarake të Iranit.

 

SHBA e kanë qortuar deri tani Iranin sa i takon bombardimeve. SHBA kërkon që Irani sa më parë të gjunjëzohet dhe të pranojë një marrëveshje diplomatike. SHBA do veprojnë në mënyrë profesionale pa e cenuar pjesën civile, se populli i Iranit kërkon ndryshime edhe brenda vetë shtetit. Irani është i lokalizuar se SHBA dhe Izraeli e kanë shumë të qartë pistën e goditjes. 

 

Nuk kemi gjenocid nga SHBA ndaj civilëve, në rast përshkallëzimi situate, Irani nuk e godet dot SHBA. I vetmi ku mund të godasë është Izraeli, se SHBA është shumë larg. Ndaj Irani është para një skadence ushtarake. I gjithë ky skenar do të përfundojë nën mbikëqyrjen e NATO-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy