Pesë të vrarë gjatë bombardimeve izraelite në jug të Sirisë

Pesë të vrarë gjatë bombardimeve izraelite në jug të Sirisë

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vrarë gjatë një bastisjeje nga ushtria izraelite në jug të Sirisë të premten e 28 nëntorit.

 

Të paktën kështu raportuan mediat shtetërore siriane, ndërsa ushtria izraelite tha se gjashtë ushtarë të saj u plagosën në një përplasje gjatë një operacioni që po zhvillohej për të kapur anëtarët e një grupi militant në zonë.

 

 

Ushtria izraelite tha se trupat e saj u sulmuan nga një grup militantësh gjatë operacionit të natës për të ndaluar të dyshuar që i përkisnin një grupi që e identifikoi si “Organizata terroriste Jaama Islamiya” në zonën Beit Jinn në jug të Sirisë.

 

Trupat izraelite “u kundërpërgjigjën me zjarr ndaj terroristëve, së bashku me mbështetje ajrore,” tha ushtria izraelite në një deklaratë, duke shtuar se tre nga ushtarët e plagosur kishin lëndime të rënda.

 

Agjencia shtetërore siriane SANA, tha se pesë persona u vranë, mes të cilëve dy fëmijë. Një tjetër media shtetërore, Ekhbariya, raportoi për 10 të vrarë.

 

Deklarata e ushtrisë izraelite tha se të dyshuarit kishin “planifikuar sulme terroriste kundër civilëve izraelitë”, pa dhënë më shumë detaje. Ushtria refuzoi të komentonte kur u pyet për informacione shtesë.

 

Deklarata shtoi se të dyshuarit ishin arrestuar dhe një numër militantësh ishin vrarë dhe se operacioni kishte përfunduar.

 

Pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad një vit më parë nga rebelët islamistë sunitë, Izraeli zhvendosi trupa dhe pajisje ushtarake përtej zonës neutrale të vitit 1974 dhe në jug të Sirisë, përfshirë pikën strategjike të vëzhgimit të Malit Hermon.

 

Izraeli ka kryer inkursione të rregullta në fshatrat jugore siriane dhe ka shpallur synime që përfshijnë mbajtjen e rajonit kufitar të lirë nga militantët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy