Tramp-Putin takohen në Budapest/ Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për armatimin e ri

Tramp-Putin takohen në Budapest/ Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për armatimin e ri

Shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të takohen në javët në vijim në Budapest të Hungarisë. 

 

“Ramë dakord që javën e ardhshme të zhvillohet një takim i nivelit të lartë mes këshilltarëve tanë. Presidenti Putin dhe unë do takohemi më pas në Budapest, Hungari. I thashë se do t’i japim Ukrainës raketa “Tomahok”. Nuk i pëlqeu”, tha Donald Trump. 

 

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se janë gati për t’i pritur dy liderët.

 

Takimi i planifikuar midis presidentëve amerikan dhe rus është lajm i shkëlqyer për njerëzit që duan paqe në mbarë botën.

 

Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë e përshkruan telefonatën të mirë dhe frytdhënëse. Bisedimet vijnë në një kohë kur SHBA-të po bëhen gati për të dërguar raketa “Tomahawk” në Ukrainë, vendim të cilin Moska e kundërshton fortë. Këtë të premte, për të diskutuar armatimin amerikan, presidenti Volodymyr Zelensky shkon në Shtëpinë e Bardhë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy