Shkon në 30 numri i të vdekurve nga zjarri në një bar në Bangkok, autoritetet hetojnë shkeljet e sigurisë

Shkon në 30 numri i të vdekurve nga zjarri në një bar në Bangkok, autoritetet hetojnë shkeljet e sigurisë

Autoritetet në Tajlandë po hetojnë nëse neglizhenca në masat e sigurisë shkaktoi zjarrin tragjik në një bar në Bangkok, ku humbën jetën të paktën 30 persona dhe mbi 70 të tjerë mbetën të plagosur.

 

Të mbijetuarit kanë dëshmuar se disa dalje emergjence ishin të mbyllura ose të bllokuara, ndërsa mungonin tabelat orientuese. 

 

Ekspertët dyshojnë se përdorimi i materialeve shumë të ndezshme në dekorimin e lokalit përshpejtoi përhapjen e flakëve, të cilat shpërthyen pranë skenës. 

 

Hetimet paraprake sugjerojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër në sistemin e kondicionimit.

 

Policia ka deklaruar se rasti ngre dyshime serioze për shpërfillje të standardeve të sigurisë, ndërsa autoritetet kanë nisur rishikimin e rregullave për lokalet e argëtimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy