Presidenti i Iranit u kërkon falje fqinjëve/ Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë vendet fqinje nëse nuk sulmohemi të parët

Presidenti i Iranit u kërkon falje fqinjëve/ Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë vendet fqinje nëse nuk sulmohemi të parët

Një një dalje të fundit publike, pas gati një jave që Irani është sulmuar nga SHBA dhe Izraeli, Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka kërkuar falje kundrejt të gjithë fqinjëve të tij pasi u sulmuan nga Teherani zyrtar.

 

E konsideroj të nevojshme t’u kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan. Ne nuk kemi ndërmend të pushtojmë vendet fqinje, përkundrazi kërkojmë bashkëpunim rajonal për të vendosur paqen dhe qetësinë. Është dhënë një urdhër për forcat e armatosura që nga tani e tutje të mos sulmojnë vendet fqinje nëse nuk sulmohemi ne të parët.

 

Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ofensiva do të merrte fund vetëm nëse Irani dorëzohej pa kushte. Deklaratë që është kundërshtuar ashpër nga kreu i shtetit të Iranit. 

 

Gjatë mëngjesit të së dielës ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe njoftuan se do të zhvillojnë një takim urgjent për të diskutuar sulmet e Iranit ndaj disa vendeve anëtare të organizatës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi, do të mbahet përmes një video-konference, vendim ky që erdhi pak para se presidenti iranian Masoud Pezeshkian të kërkonte falje ndaj vendeve fqinje për sulmet.

 

Sulmet e ndërsjella mes palëve kanë vijuar edhe gjatë natës së të shtunës. Shpërthimet kanë tronditur një nga aeroportet kryesore tregtare të Teheranit, ndërkohë që Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftojnë se kanë filluar një “valë të gjerë” sulmesh që synojnë infrastrukturën iraniane në qytetet kryesore të Iranit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy