Pas 11 ditësh përshkallëzimi të tensioneve në Lindjen e Mesme, konflikti po merr përmasa globale. Analisti i çështjeve ndërkombëtare, Olsi Jazexhi, foli në një lidhje skype me ‘MCN Live’, duke bërë të qartë strategjinë e Iranit.
Në këtë konflikt, Irani po përdor armën ekonomike. Duke mbyllur kanalin e Hormuzit, Irani po krijon një krizë për naftë në perëndim. Kjo nuk ndikon vetëm rajonin, por ka efekte zinxhir që prekin tregjet globale dhe Shqipërinë.
Sipas Jazexhit, tensionet janë shkaktuar nga një seri sulmesh dhe kundër-sulmesh që kanë përfshirë SHBA-në, Izraelin dhe aktorë të tjerë rajonalë.
Iranianët kanë vendosur të mos hyjnë në marrëveshje me amerikanët dhe nuk pranojnë armëpushim, pasi janë lënduar shumë nga vrasja e liderit të tyre suprem nga sulmet e Izraelit. Irani nuk e përfundon luftën pa hakmarrje. Ndërkohë, aleatët e Iranit, si Rusia dhe Kina, po ofrojnë mbështetje teknologjike dhe inteligjence, duke mundësuar goditje të sakta ndaj bazave amerikane dhe radarëve izraelitë.
Jazexhi vuri në dukje ndikimin ekonomik.
Duke mbyllur kanalin e Hormuzit, Irani po krijon krizë për naftë. Kjo po rrit çmimet globale dhe po çon në kaos ekonomik, ndërsa goditjet ndaj rafinerive të naftës intensifikojnë tensionet në rajon.
Analisti përfundoi me një paralajmërim.
Përsa kohë amerikanët nuk do përdorin armë bërthamore, nuk ka shanse të mundin Iranin. Ky është një konflikt që do të ketë pasoja afatgjata për Lindjen e Mesme dhe për tregjet energjetike globale.



