SHBA-të i kërkojnë Japonisë të vendosë tarifa të reja ndaj Kinës dhe Indisë

SHBA-të i kërkojnë Japonisë të vendosë tarifa të reja ndaj Kinës dhe Indisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rrisin presionin mbi Japoninë dhe së shpejti mbi vendet e tjera të G7-ës, për të vendosur tarifa më të larta ndaj Kinës dhe Indisë si ndëshkim për blerjet e tyre të vazhdueshme të naftës nga Rusia.

Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi një lajm të tillë, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, i cili shpjegoi se masat e reja të rrepta të administratës Trump është pjesë e strategjisë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

Zëdhënësi i Thesarit tha se ministrat e Financave nga demokracitë e mëdha do të zhvillojnë një takim online të premten për të diskutuar kërkesën e Uashingtonit.

“Blerjet e naftës ruse nga Kina dhe India po financojnë makinën e luftës së Presidentit rus Vladimir Putin dhe po zgjasin masakrën e pakuptimtë të popullit ukrainas. Partnerët tanë të G7 duhet të bashkohen me ne”, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Kyodo. 

Muajin e kaluar, Trump dyfishoi tarifat për mallrat e importuara nga India, e cila është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Rusisë së bashku me Kinën. 

Megjithatë, ashtu si Bashkimi Evropian, një tarifë më e lartë për Kinën dhe Indinë nga Japonia duket e vështirë, thonë analistët, duke pasur parasysh lidhjet e saj të ngushta ekonomike me të dy vendet.

Kryeministri indian Narendra Modi vizitoi Tokion në fund të gushtit për t’u takuar me homologun e tij Shigeru Ishiba, me të cilin ai ra dakord të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë. 

Lufta në Ukrainë ka çuar në një rritje të konsiderueshme të eksporteve të gazit natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara në Evropë për të kompensuar uljen e furnizimeve ruse. 

Ndër nismat e tjera që po diskutohen midis Uashingtonit dhe Tokios, të cilat i kanë lënë vëzhguesit të hutuar, është mbështetja për një projekt ambicioz tubacioni prej 44 miliardë dollarësh që do të lidhë fushat në Alaskën veriore me një port në jug, duke lejuar lëngëzimin dhe eksportin e gazit amerikan në tregjet aziatike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy