Studimi/ Lufta në Ukrainë ka shkaktuar mbi 2 milionë viktima, Rusia me humbje rekord

Studimi/ Lufta në Ukrainë ka shkaktuar mbi 2 milionë viktima, Rusia me humbje rekord

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar mbi 2 milionë viktima në total, sipas një studimi të ri të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). 

 

Raporti vlerëson se Rusia ka pësuar rreth 1.4 milion viktima, përfshirë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur, ndërsa rreth 450 mijë prej tyre besohet se kanë humbur jetën. Sipas autorëve të studimit, kjo përbën një nga humbjet më të mëdha ushtarake të Rusisë në historinë moderne. 

 

Ukraina, ndërkohë, vlerësohet të ketë pësuar nga 525 mijë deri në 625 mijë viktima, përfshirë 125 mijë deri në 150 mijë të vrarë. Raporti thekson se Rusia po humbet ushtarë më shpejt sesa arrin të rekrutojë forca të reja. 

 

Humbjet janë më të rënda në rajonet e varfra dhe te pakicat etnike ruse. Studiuesit vlerësojnë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti raporti i viktimave ka arritur në tetë ushtarë rusë për çdo ushtar ukrainas. 

 

Sipas tyre, kjo lidhet kryesisht me efektivitetin në rritje të programit ukrainas të dronëve dhe strategjisë mbrojtëse në vijën e frontit. 

 

Raporti evidenton gjithashtu se taktikat e dobëta, korrupsioni dhe morali i ulët kanë ndikuar në rritjen e humbjeve ruse. Autorët përfundojnë se lufta në Ukrainë është shndërruar në një nga konfliktet më të përgjakshme të kohëve moderne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy