Marrëveshja e SHBA me Iranin do të përfshijë një fond prej 300 miliardë dollarësh

Marrëveshja e SHBA me Iranin do të përfshijë një fond prej 300 miliardë dollarësh

Marrëveshja kornizë midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përfshin krijimin e një fondi privat investimesh prej 300 miliardë dollarësh, i cili synon të mbështesë ekonominë iraniane dhe të inkurajojë të dyja palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. 

 

Kështu raporton Reuters.

 

Më shumë se gjysma e kësaj shume, mbi 150 miliardë dollarë, është zotuar tashmë nga kompani në rajone të ndryshme të botës. 

 

Sipas një burimi të afërt me çështjen, të cituar nga agjencia amerikane e lajmeve, ky fond do të krijohet vetëm pasi të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare dhe do të bëhet funksional vetëm pasi të arrihet një marrëveshje e kënaqshme. 

 

Gjatë një periudhe tranzicioni 60-ditore pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi administratorët e fondit do të punojnë me iranianët dhe investitorët për të planifikuar dhe përcaktuar projektet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy