Situata në përkeqësim/ Shiu në Jakarta rezulton i ndotur me mikroplastika të rrezikshme (Video)

Situata në përkeqësim/ Shiu në Jakarta rezulton i ndotur me mikroplastika të rrezikshme (Video)

Një studim i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Inovacionit në Indonezi (BRIN) ka zbuluar praninë e mikroplastikave të rrezikshme në ujin e shiut në Jakarta. Studiuesit analizuan mostra të mbledhura që nga viti 2022 dhe gjetën grimca plastike në çdo zonë të kryeqytetit.

 

Sipas ekspertëve, mikroplastikat vijnë nga fibrat sintetike të rrobave, pluhuri i gomave të makinave, mbetjet e plastikës së djegur dhe plastikat e degraduara në mjedis. Ndër materialet më të zakonshme të zbuluara ishin poliesteri, najloni dhe polietileni.

 

Shkencëtarët paralajmërojnë se këto grimca transportohen nga era në atmosferë dhe rikthehen në tokë përmes shiut, duke ndotur ujërat sipërfaqësore dhe zinxhirin ushqimor. Sipas studimeve, mikroplastikat mund të shkaktojnë stres oksidativ, çrregullime hormonale dhe dëmtime të indeve te njerëzit.

 

Ekspertët kërkojnë masa urgjente për uljen e përdorimit të plastikës njëpërdorimshe, përmirësimin e riciklimit dhe ndalimin e djegies së mbeturinave, duke theksuar se ndotja plastike po kthehet te njerëzit në mënyrë “të heshtur dhe të rrezikshme”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy