Glifosati dhe dëmi te fëmijët, gjykata franceze rrëzon padinë ndaj Bayer

Glifosati dhe dëmi te fëmijët, gjykata franceze rrëzon padinë ndaj Bayer

Një gjykatë franceze rrëzoi të enjten padinë e ngritur nga një familje kundër gjigantit të farmaceutikës, Bayer. Familja Grataloup pretendon se aftësitë e kufizuara të djalit të tyre ishin rezultat i ekspozimit të nënës së tij ndaj glifosatit gjatë shtatzënisë.

 

Herbicidi në fjalë prodhohet nga Bayer dhe padia ishte një nga çështjet e para të profilit të lartë që përqendrohej posaçërisht në ekspozimin prenatal ndaj glifosatit dhe keqformimet kongjenitale tek një fëmijë.

 

"Është qartë një zhgënjim i madh për familjen Grataloup dhe për ne ... Çështja meriton të paraqitet në gjykatën e apelit", thanë avokatët e familjes paditëse.

 

Hulumtimet kanë sugjeruar se ekspozimi prenatal ndaj glifosatit mund të ndikojë në shëndetin e foshnjave në lindje, por paditë e suksesshme kanë qenë të rralla. Bayer nga ana tjetër ka hedhur poshtë çdo pretendim dhe është shprehur se produkti është i sigurt për përdorim nga njerëzit.

 

Grupi gjerman farmaceutik dhe bioteknologjik ka paguar rreth 10 miliardë dollarë për të zgjidhur pretendimet e diskutueshme në Shtetet e Bashkuara se ilaçi i tij kundër herbicideve Roundup, i bazuar në glifosat, shkakton kancer.

 

Bashkimi Evropian e rinovoi miratimin e përdorimit të glifosatit në vitin 2023 deri në dhjetor 2033.

 

Në foto: Theo Grateloup duke dalë nga gjykata me prindërit e tij. Ai vuan nga keqformime të rënda që familja e tij ia atribuon ekspozimit të tij in utero ndaj glifosatit, produktit kryesor të Bayer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy