Më shumë se 900 të vdekur nga përmbytjet në Indonezi, qindra të zhdukur

Më shumë se 900 të vdekur nga përmbytjet në Indonezi, qindra të zhdukur

Numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike që goditën Indonezinë ka kaluar 900, ndërsa qindra persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur.

 

Mbi 100,000 banesa janë shkatërruar pasi një ciklon i fuqishëm dhe i rrallë u formua javën e kaluar mbi Ngushticën e Malakës, duke shkaktuar reshje të mëdha shiu dhe rrëshqitje masive dheu në disa rajone të vendit. 

 

Forcat e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionet për të arritur zonat që janë ende të izoluara, ndërsa në disa prej tyre ndihma po dërgohet me hedhje nga ajri për shkak të pamundësisë së aksesit tokësor. 

 

Përmbytjet në Indonezi janë pjesë e një serie ngjarjesh ekstreme të motit që kanë goditur Azinë javët e fundit, me numrin kumulativ të viktimave në Sri Lanka, Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam që po i afrohet shifrës 2,000. 

 

Ndër zonat më të prekura është Aceh Tamiang, ku të mbijetuarit raportojnë se vërshimet e shpejta kanë fshirë nga harta tërë fshatra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy