Ushtria izraelite ka njoftuar se po godet disa objekte terroriste të Hezbollahut në jug të Libanit.
Lajmi u bë me dije përmes një deklarate.
IFD i kishte bërë thirrje popullsisë së Libanit të evakuonte disa zona.
“Forcat izraelite së shpejti do të sulmojnë infrastrukturën ushtarake që i përket grupit terrorist Hezbollah në zona të ndryshme të Libanit jugor, në përgjigje të përpjekjeve të paligjshme të organizatës për t'u rivendosur në rajon ", tha koloneli Avichay Adraee, zëdhënës i ushtrisë izraelite, në një mesazh në arabisht në X.
Pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi në nëntor 2024, pas më shumë se një viti armiqësish midis Izraelit dhe Hezbollahut, ushtria izraelite vazhdon të kryejë sulme në Liban.



