Gjykata në SHBA: Dërgimi i Gardës Kombëtare nga Trump në Los Angeles ishte i paligjshëm

Gjykata në SHBA: Dërgimi i Gardës Kombëtare nga Trump në Los Angeles ishte i paligjshëm

Një gjykatës federal në Kaliforni ka vendosur se mënyra se si ish-presidenti Donald Trump dërgoi Gardën Kombëtare në Los Angeles, gjatë verës së kaluar, ishte e paligjshme. 

Gjykatësi Charles Breyer tha se Trump shkelur Posse Comitatus Act, një ligj që kufizon përdorimin e ushtrisë federale për çështje të brendshme. 

Vendimi vjen në një kohë kur Trump kërkon të përdorë Gardën Kombëtare për të shtuar kontrollet ndaj emigracionit dhe për të ndërhyrë në qytete të tjera amerikane me qëllim luftimin e krimit. 

Shtëpia e Bardhë e quajti vendimin një “sulm ndaj autoritetit të Komandantit të Përgjithshëm”, ndërsa zëdhënësja Anna Kelly tha se administrata do të apelojë. 

Presidenti është i përkushtuar të mbrojë qytetarët ligjzbatues dhe ky nuk do të jetë vendimi përfundimtar. 

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, përshëndeti vendimin duke thënë se “gjykata u rreshtua në anën e demokracisë dhe Kushtetutës.

Trump kishte dërguar Gardën Kombëtare në Los Angeles në qershor, gjatë protestave kundër bastisjeve të emigracionit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy