
Zëvendëskryeministrja britanike Angela Rayner ka pranuar se nuk e ka paguar taksën e pullës për apartamentin e saj buzë detit me vlerë 800.000 paund, pasi është vënë nën presion të madh për të qenë më transparente në lidhje me marrëveshjet e saj të pronës.
Rayner i është referuar vetes këshilltarit të etikës së kryeministrit pasi konfirmoi se do të duhet të paguajë më shumë nga tatimi mbi pronën. Ajo tha se gabimisht ka paguar normën më të ulët për apartamentin e saj në Hove. Ekspertët deklraojnë se fatura mund të shkojë deri në 40.000 paund shtesë.
Konfirmimi se sekretari i strehimit ka paguar më pak taksa mund ta vërë në rrezik pozicionin e Rayner, pasi Partia Laburiste, e cila po mbetet pas Reform UK në sondazhe, ka luftuar për të bindur një pjesë të madhe të publikut se është në anën e punëtorëve.
Ajo mund të përballet me akuza për hipokrizi, pasi qeveria pritet të rrisë taksat mbi pronarët e pronave në buxhetin e vjeshtës.
Në një deklaratë personale për Guardian, Rayner tha se “ndjente keqardhje të thellë” për gabimin që ishte bërë, pasi e klasifikoi apartamentin si pronën e saj të vetme, pavarësisht se kalonte pjesën më të madhe të kohës me fëmijët e saj në shtëpinë e familjes në Ashton-under-Lyne, Greater Manchester.
Në në shenjë mbështetjeje, Keir Starmer u tha deputetëve se ishte “shumë krenar që u ul përkrah” Rayner në bankën e parë të deputetëve të Dhomës së Komunave.
Kryeministri, i cili i dha zëvendëses të tij një rrahje shpatullash kur mbërriti për pyetjet e deputetëve, tha se referimi i vetes te këshilltari i etikës ishte gjëja e duhur për t’u bërë.
Ajo i ka shpjeguar rrethanat e saj personale në detaje. Ka bërë më shumë se ç’duhet në përcaktimin e detajeve, përfshirë edhe kërkesën ndaj gjykatës për të hequr një urdhër konfidencialiteti në lidhje me djalin e saj.
Nga biseda e gjatë me zëvendëskryeministren e di sa i vështirë ishte ai vendim për të dhe familjen e saj, por ajo e bëri. E bëri për t’u siguruar që të gjitha informacionet të jenë në domenin publik.
Rayner duket se është e sigurt në postin e saj derisa këshilltarja e etikës, Laurie Magnus, të arrijë në përfundimin nëse ajo e ka shkelur kodin ministror dhe, nëse po, sa rëndë.
Megjithatë, Starmer mund të përballet me presion të vazhdueshëm për pozicionin e saj.
Në maj të vitit 2025, kur bleu pronën në bregdetin jugor, Rayner tha se avokatët e këshilluan mbi nivelin e taksës së pullës që kërkohej. Më pas, ekspertët e taksave i kishin thënë se apartamenti nuk mund të trajtohej si vendbanimi i saj i vetëm për shkak të dispozitave të fondit të besimit.
Ekspertët e taksave thonë se, edhe pse hoqi dorë nga aksionet e saj financiare në shtëpinë e Ashton pas divorcit, Rayner konsiderohej ende si pronare e saj nëse ajo ose fëmijët e saj do të ishin përfitues sipas fondit dhe do të kishin të drejtë ta banonin banesën për gjithë jetën.
Meqenëse apartamenti ishte një banesë shtesë, ajo pritej të paguante normën më të lartë të taksës së pullës prej 70.000 paund, në vend të 30.000 paund që pagoi. Tani ajo po punon me HM Revenue and Customs për të përcaktuar saktësisht se sa duhet të jetë shuma e duhur.
Pavarësisht pronësisë, prona e Ashton mbetet shtëpia e saj familjare dhe vendi ku ajo është e regjistruar për shumicën e qëllimeve zyrtare dhe financiare, duke përfshirë taksën e këshillit dhe listën zgjedhore. Është vendi ku fëmijët e saj jetojnë me kohë të plotë, ndërsa ajo dhe ish-burri i saj jetojnë me radhë në shtëpi dhe kujdesen për ta.
“Ndërsa nuk e kam të lehtë të diskutoj publikisht çështje personale dhe ndonjëherë shqetësuese familjare, gjithmonë e kam marrë seriozisht përgjegjësinë time si deputete dhe zëvendëskryeministre dhe jam përpjekur të jem sa më e hapur të jetë e mundur, duke mbrojtur familjen time. Për t’iu përgjigjur akuzave të bëra kundër meje, kam marrë vendimin e vështirë për të shpjeguar pse marrëveshjet e mia janë ashtu siç janë”, tha Rayner për Guardian.



