Parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjës emëroi Ana Trisic Babiç si presidente të përkohshme të shtunën, duke pranuar zyrtarisht për herë të parë se ish-presidenti Milorad Dodik po jep dorëheqjen pasi gjykata e ndaloi atë të merrej me politikë.
Vendimi u miratua nga Kuvendi me 48 vota pro dhe katër kundër.
Milorad Dodik, është shpallur më herët si i padëshiruar nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërkohë që Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi të premten se kishte hequr katër nga aleatët e Dodikut nga lista e sanksioneve, dhe dorëheqja e tij nga posti i presidentit lexohet si veprim se ai shpreson që sanksionet nga SHBA ti hiqen dhe atij.
Deri më sot Milorad Dodik, kishte refuzuar të dorëhiqej, dhe vazhdonte të mbante detyra dhe të udhëtonte jashtë vendin si president i republikës Srpska.
Ana Trisic Babiç shërbeu si këshilltare e Dodik për më shumë se 15 vjet, dhe nga viti 2007 deri në vitin 2015, ajo shërbeu si Zëvendës Ministre e Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ana Trisic Babiç do të mbetet në detyrë për pak më shumë se një muaj, pasi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Serbi janë planifikuar për 23 nëntor.
Emri i saj është ndër ata që po merren në konsideratë për përzgjedhjen e kryenegociatorit të Bosnjës dhe Hercegovinës me Bashkimin Evropian.



