Polonia arreston arkeologun rus të kërkuar nga Ukraina për gërmime të paligjshme në Krime

Polonia arreston arkeologun rus të kërkuar nga Ukraina për gërmime të paligjshme në Krime

Autoritetet polake kanë arrestuar një arkeolog të njohur rus nga Muzeu i famshëm Hermitage në Shën Petersburg, i cili kërkohet nga Ukraina për gërmime të paligjshme dhe shkatërrim të pjesshëm të një siti arkeologjik në Krime.

 

Sipas prokurorëve ukrainas, i dyshuari, i identifikuar nga autoritetet polake si Aleksandr B, ka kryer gërmime të paligjshme në qytetin e lashtë Myrmekion në Kerch nga viti 2014 deri në vitin 2025. Prokuroria e akuzon atë se ka shkaktuar dëme që arrijnë në 201.6 milionë hryvnia (rreth 4.77 milionë dollarë).

 

Arkeologu është shef i Arkeologjisë së Lashtë të Detit të Zi Verior në muzeun Hermitage. Ai u arrestua më 4 dhjetor në Poloni dhe, gjatë marrjes në pyetje në Varshavë, ka refuzuar të japë shpjegime, ka bërë të ditur Prokuroria e Distriktit të Varshavës.

 

Ministria e Jashtme e Rusisë e identifikoi të arrestuarin si Alexander Butyagin dhe e cilësoi ndalimin si “tiraní ligjore”. Kremlini theksoi se do të kërkojë përmes kanaleve diplomatike mbrojtjen e shtetasit të vet.

 

Myrmekion është një koloni e lashtë greke e shekullit VI p.e.s., e vendosur në Krimenë e sotme, e cila u pushtua dhe u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

 

BBC raporton se Ukraina ka paraqitur zyrtarisht kërkesë për ekstradimin e arkeologut në nëntor. Gjykata e Varshavës ka vendosur ta mbajë atë në paraburgim për 40 ditë, deri më 13 janar, në qendrën e ndalimit Warsaw-Białołęka, ndërsa procesi i ekstradimit është në zhvillim.

 

Autoritetet polake konfirmuan se ambasada ruse në Varshavë është njoftuar dhe po i ofron arkeologut asistencë konsullore. Rusia thotë se Butyagin ndodhej në Poloni për të mbajtur ligjërata shkencore mbi Pompein dhe qytete të tjera antike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy