Një anije e cila transportonte afërsisht 116 persona dyshohet se është fundosur në Mesdheun qendror.
Organizata Alarm Phone, ngriti alarmin disa ditë më parë për një anije që lundronte me 117 emigrantë në bord, e cila ishte nisur nga Zuwarah mbrëmjen e 18 dhjetorit. I mbijetuari i vetëm u shpëtua nga një peshkatar tunizian.
“Kundër heshtjes dhe indiferencës së autoriteteve, ne kërkojmë përgjigje. Familjet që kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur kanë të drejtë të dinë të vërtetën”, deklaron organizata humanitare.
Ata ishin nisur të enjten e kaluar dhe u kërkuan të hënën duke përdorur avionin Sea Watch Seabird.
“Sot, Alarm Phone konfirmon fundosjen e anijes, e cila ndodhi menjëherë pas nisjes”, konfirmon OJQ-ja gjermane.



