“Rusia do të ulet në tryezën e negociatave vetëm me qëllime të sinqerta nëse detyrohet ta bëjë këtë. Kjo është e vetmja gjuhë që Rusia e kupton. Kjo është arsyeja pse po i shtojmë përpjekjet tona sot. Komisioni po propozon një paketë të re sanksionesh, e njëzeta që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës."
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen paralajmëroi sanksionet e reja për Rusinë.
"Paketa e re e sanksioneve mbulon energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë," shtoi von der Leyen, duke u bërë thirrje 27 vendeve të "miratojnë shpejt këto sanksione të reja".



