
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë të Fierit, pranë repartit te FNSH- së, ku një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh.
Ata kanë pësuar lëndime nga goditja e fortë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Fatmirësisht raportohet se aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.



