SHBA dhe Kina ulen për herë të parë në tryezën e negociatave tregtare

SHBA dhe Kina ulen për herë të parë në tryezën e negociatave tregtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë zhvilluar të premten takimin e parë zyrtar të Bordit të Tregtisë, një mekanizëm i krijuar për të diskutuar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

 

Sipas mediave te huaja, krijimi i këtij bordi ishte dakordësuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping gjatë samitit të zhvilluar në Pekin në muajin maj.

 

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së shprehu gatishmërinë e administratës Trump për të vijuar dialogun me Pekinin.

 

“Administrata Trump pret me interes vazhdimin e angazhimit me Kinën, ndërsa punojmë për të vendosur një tregti të drejtë dhe të ekuilibruar mes dy ekonomive më të mëdha në botë”, thuhej në deklaratë.

 

Takimi konsiderohet një hap i rëndësishëm në përpjekjet e dy fuqive ekonomike për të menaxhuar marrëdhëniet tregtare, në një periudhë kur politikat tarifore dhe konkurrenca ekonomike mbeten çështje të rëndësishme mes Uashingtonit dhe Pekinit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy