Lufta në Ukrainë/ BE thërret ambasadorin rus pasi sulmet dëmtuan zyrat në Kiev

Lufta në Ukrainë/ BE thërret ambasadorin rus pasi sulmet dëmtuan zyrat në Kiev

Bashkimi Evropian ka thirrur ambasadorin rus në Bruksel pas sulmeve që dëmtuan zyrat e tij në Kiev.

Lajmin e bëri me dije këtë të enjte shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas në rrjetin social X. 

"Asnjë mision diplomatik nuk duhet të jetë shënjestër ", tha ajo pas bombardimeve ruse, të cilat lanë 14 të vdekur, përfshirë tre fëmijë.

“Thirrja pritet të bëhet më vonë sot”, tha një zëdhënëse e shërbimit diplomatik të BE-së, Anitta Hipper.

"Këto sulme të reja tregojnë se Rusia nuk do të ndalet para asgjëje për të terrorizuar Ukrainën”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. 

"Ky është sulmi më vdekjeprurës me dronë dhe raketa kundër kryeqytetit që nga korriku ", tha ajo para mediave. 

 Ishte gjithashtu një sulm ndaj delegacionit tonë dhe kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë presionin maksimal ndaj Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy