Lufta në Iran pothuajse ka mbaruar. E konsideroj shumë afër fundit.
Kështu tha Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për Fox News.
Negociatat me Iranin po vazhdojnë dhe Trump nuk dëshiron që Teherani të ketë një armë bërthamore.
“Tani për tani ne po negociojmë pikërisht për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë. E kuptoj që votuesit e rinj nuk i vlerësojnë politikat tona në Lindjen e Mesme. E kuptoj këtë. Nuk po them që duhet të bini dakord me mua për gjithçka. Ajo që po them është se nuk duhet të largoheni sepse nuk jeni dakord me administratën për një çështje. Përkundrazi, përfshihuni më shumë, bëni që zëri juaj të dëgjohet edhe më shumë”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance.



