
Po shqyrtoj një rritje masive të tarifave për produktet kineze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Kështu shkroi Presidenti amerikan Donald Trump në rrjetin social Truth, duke akuzuar Pekinin për “akte armiqësore”.
“Duhej të takohesha me Presidentin Xi pas dy javësh, në takimin e APEC-ut në Korenë e Jugut, por tani duket se nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. Kjo ishte një surprizë e plotë, jo vetëm për mua, por për të gjithë udhëheqësit e botës së lirë”, shtoi Trump, duke iu referuar një serie letrash të dërguara nga Pekini “drejt vendeve anembanë botës që kërcënojnë kontrollet e eksportit për çdo artikull të vetëm të prodhimit që përfshin metale të rralla dhe çdo gjë tjetër që mund të mendojn”.
Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë. Do të bllokonte tregjet dhe do ta bënte jetën të vështirë për pothuajse çdo vend në botë, veçanërisht Kinën. Na kanë kontaktuar vende të tjera që janë jashtëzakonisht të zemëruara për këtë armiqësi të madhe tregtare, e cila doli nga askund.
Letrat, ishin tejet të papërshtatshme pasi u dërguan në një kohë ku, pas tre mijë vjetësh kaosi dhe luftimesh, do të ketë paqe në Lindjen e Mesme.
Pyes veten nëse kjo kohë ishte një rastësi. Si president i Shteteve të Bashkuara, do ta kundërshtoj financiarisht veprimin e tyre.



