Qeveria daneze ka arritur një marrëveshje me palët e tjera për të futur një kufi moshe, 15 vjeç, për përdorimin e mediave sociale, veprim, i udhëhequr nga Ministria e Dixhitalizimit.
Siç raporton Reuters, prindërit mund t’u japin ende fëmijëve të tyre leje për të përdorur mediat sociale duke filluar nga mosha 13 vjeç.
“Që tani e tutje, kufiri i moshës do të jetë në fakt 13 vjeç, gjë që është shumë e paambicioze duke pasur parasysh algoritmet e dëmshme dhe varësisë që përdoren nga TikTok, Snapchat dhe Instagram”, shkruan disa parti opozitare në një deklaratë të përbashkët, duke kritikuar iniciativën.
Një masë e tillë është ndër hapat më të gjithanshëm deri më tani nga një qeveri e Bashkimit Evropian për të adresuar shqetësimet në lidhje me përdorimin e mediave sociale midis adoleshentëve dhe fëmijëve të vegjël, gjë që ka ngjallur shqetësime në shumë pjesë të botës.
Kjo vjen pasi në Australi, parlamenti miratoi ndalimin e parë në botë për mediat sociale për fëmijët, duke vendosur moshën minimale në 16 vjeç. Ky kufizim hyn në fuqi më 10 dhjetor.



