Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot në rrjetin e tij ‘Truth Social’, se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe NATO-s mund të rimarrë të gjithë territorin e saj dhe të shkojë më tej.
Trump shkruan se Rusia po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe se vendi po dobësohet ndjeshëm.
Po ashtu Presidenti amerikan shkruan se SHBA-ja do të vazhdojë të furnizojë NATO-n me armë dhe se NATO mund të bëjë çfarë të dojë me to.
Pas njohjes dhe kuptimit të plotë të situatës ushtarake dhe ekonomike mes Ukrainës dhe Rusisë, që nga fillimi i këtij konflikti, dhe pasi pashë vështirësitë ekonomike që po i shkakton Rusisë, mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Europian, është në gjendje të luftojë dhe të rimarrë kontrollin mbi të gjithë territorin e saj. Me kohë, durim dhe mbështetje financiare nga Evropa dhe veçanërisht nga NATO është një qëllim që mund të arrihet.
Rusia ka luftuar pa qëllim për tre vjet e gjysmë një luftë që një fuqie të vërtetë ushtarake duhet t'i kishte marrë më pak se një javë për ta fituar. Në fakt, kjo po e bën Rusinë të duket si një “tigër prej letre”.
Ky është dallimi thelbësor.
Kur njerëzit që jetojnë në Moskë dhe në të gjitha qytetet e mëdha, qytetet më të vogla dhe rajonet në gjithë Rusinë të kuptojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë, me faktin që është pothuajse e pamundur për ta të sigurojnë karburant dhe të gjitha gjërat e tjera që po mungojnë, me radhët e gjata që po krijohen dhe me gjithçka tjetër që po ndodh në ekonominë e tyre të luftës, ku pjesa më e madhe e parave po shpenzohet për të luftuar Ukrainën, e cila ka shpirt të madh dhe vetëm po bëhet më e fortë atëherë Ukraina do të jetë në gjendje të rimarrë vendin e saj, dhe kush e di, ndoshta edhe të shkojë më tej!
Putini dhe Rusia janë në vështirësi të mëdha ekonomike, dhe ky është momenti për Ukrainën të veprojë. Në çdo rast, uroj të dy vendet. Ne do të vazhdojmë të furnizojmë NATO-n me armë, që NATO të bëjë çfarë të dojë me to. Suksese për të gjithë!”



