Nepal, shtatë alpinistë humbin jetën nga orteku i dëborës

Nepal, shtatë alpinistë humbin jetën nga orteku i dëborës

Të paktën shtatë alpinistë, pesë të huaj dhe dy nepalezë, kanë gjetur vdekjen pasi u goditën nga një ortek dëbore në një majë të Himalajeve në Nepalin verilindor, tha agjencia e ekspeditës Seven Summit Treks.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 09:00 sipas orës lokale, të hënën pranë kampit bazë të malit Yalung Ri në distriktin Dolakha.

 

Ekipet e shpëtimit gjetën dy trupa dhe po kërkojnë ende për pesë të tjerët, të cilët besohet se janë groposur nga bora. Tetë të tjerë janë shpëtuar dhe ndodhen në kryeqytetin Katmandu duke marrë trajtim për lëndimet e tyre.

 

Të gjithë alpinistët ishin pjesë e një grupi që u nis më shumë se një orë para se të binte orteku, tha shefi i policisë së qarkut për BBC Nepali.

 

Trupat e pesë alpinistëve të tjerë të ndjerë mund të jenë 10-15 metra nën dëborë, tha Mingma Sherpa, kryetar i Seven Summit Treks, duke shtuar se do të duhet kohë për t’i gjetur ata.

 

Viktimat përfshijnë dy italianë, një kanadez, një gjerman, një francez dhe dy nepalezë që shërbenin si udhërrëfyes.

 

Një nga alpinistët e plagosur i tha gazetës The Kathmandu Post se ata kishin kërkuar ndihmë vazhdimisht, por pa sukses. 

 

“Nëse ekipi i shpëtimit do të kishte mbërritur në kohë, mund të ishin shpëtuar më shumë jetë”, i tha ai gazetës nepaleze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy