Algjeria ka pranuar kërkesën e Gjermanisë për të falur dhe transferuar shkrimtarin franko-algjerian Boualem Sansal, i cili ka qenë i burgosur për një vit, në Gjermani, njoftoi presidenca algjeriane në një deklaratë.
Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune "iu përgjigj pozitivisht" një kërkese nga homologu i tij Frank-Walter Steinmeier "lidhur me dhënien e faljes për Boualem Sansal", thuhet në deklaratën zyrtare.
"Presidenti iu përgjigj kësaj kërkese, e cila tërhoqi vëmendjen e tij për shkak të natyrës dhe motiveve humanitare", thuhej në deklaratë.
Steinmeier kishte kërkuar që Boualem Sansal, i dënuar në apel në korrik me pesë vjet burg, të falej dhe të merrte trajtim mjekësor në Gjermani "duke pasur parasysh moshën e tij të avancuar dhe shëndetin e tij të brishtë".



