Dyshime për 40 të vdekur nga zjarri në një qendër skijimi në Zvicër

Dyshime për 40 të vdekur nga zjarri në një qendër skijimi në Zvicër

Dhjetëra persona dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi dhe zjarri që ka përfshirë një bar në qendrën skijimore të Crans-Montana në Zvicër, sipas autoriteteve, raporton BBC.

Ministria e Jashtme italiane ka dyshime se rreth 40 persona janë vrarë, duke iu referuar informacionit nga policia zvicerane.

Siç kanë raportuar autoritetet zvicerane, besohen të kenë humbur jetën "disa dhjetëra" persona, megjithatë ata nuk kanë mundur të japin një numër të saktë për momentin.

Tani, ministria e jashtme italiane, duke cituar policinë zvicerane, thotë se beson se rreth 40 persona kanë vdekur.

Ndërkohë më shumë se 100 persona ndodheshin në barin Le Constellation në resortin Crans-Montana, kur shpërthimi shkaktoi zjarr rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes.

 Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur, tha policia

Ministria shton se viktimat nuk mund të identifikohen menjëherë për shkak të ashpërsisë së djegieve të tyre, raporton Reuters.

Autoritetet kanë njoftuar se është hapur një linjë ndihmëse për familjarët e personave të prekur nga kjo ngjarje, ndërsa operacionet e shpëtimit dhe hetimet janë duke vazhduar.

Crans-Montana është një qendër luksoze skijimi e vendosur në Alpet Zvicerane, rreth dy orë larg kryeqytetit të Zvicrës, Bern.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy