Presidenti iranian, Masud Pezeshkrian deklaroi të enjten se vendi i tij nuk po kërkon të pajiset me armë bërthamore, ndërsa bisedimet me Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë në Zvicër.
"Udhëheqësi ynë suprem (Ajatollah Ali Khamenei) ka deklaruar tashmë se ne nuk do të kemi fare armë bërthamore", pohoi presidenti në një fjalim.
"Edhe nëse do të doja të shkoja në atë drejtim, nuk do të mundesha; nga një këndvështrim doktrinar, nuk do të më lejohej ta bëja këtë", vijoi më tej Pezeshkrian.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara do të takohen të enjten për një raund të tretë bisedimesh indirekte në Gjenevë, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka vendosur një forcë të madhe ushtarake në rajonin e Gjirit. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.



