Prokurorët në Greqi po hetojnë atë që e përshkruajnë si rrjeti më i madh i krimit të organizuar kibernetik në vend, i akuzuar për vjedhjen e të dhënave të bankave online dhe zbrazjen e llogarive të viktimave në mënyrë të koordinuar.
Dosja prej 750 faqesh e çështjes detajon një strukturë komplekse prej 1 298 të dyshuarish dhe të pandehurish të lidhur me të paktën 669 mashtrime të verifikuara dhe fitime të paligjshme që tejkalojnë 6 milionë euro që nga shkurti i vitit 2022.
Organizata dyshohet se vepronte nga qendra në të gjithë Greqinë - nga Korfuzi në Kretë dhe nga Selaniku në Ciklade – ndërsa në shënjetsër ishin pronarët e bizneseve, mediat, kishat dhe manastiret.
Ndryshe nga mashtrimet e kaluara telefonike, hetuesit thonë se ky rrjet kishte një hierarki të qartë: udhëheqës, koordinatorë, qendra thirrjesh, ekipe mbledhjeje të të dhënave dhe "mushka parash". Anëtarët e saj përdornin mesazhe phishing që paraqiteshin si komunikime bankare për të marrë kredencialet e viktimave. Një viktimë, e identifikuar si K.S., humbi 78,690 € pasi klikoi një link të rremë bankar të dërguar me SMS në maj 2022.
Autoritetet gjurmuan bazën e grupit në vendbanimet rome në zona të tilla si Zephyri, Zevgolatio dhe Examilia, ku qendrat e improvizuara të thirrjeve kryenin qindra të tilla çdo ditë. Qendrat lëviznin shpesh për të shmangur zbulimin.
Të afërmit shpesh luanin role kyçe, me anëtarë të aftë teknikisht që merreshin me sistemet bankare elektronike.
Operacioni mbështetej në "mushka parash" të cilët, për 200-600 €, dorëzonin kartat e tyre bankare dhe të dhënat e hyrjes. Pas çdo mashtrimi, ata deklaronin se kartat e tyre ishin të humbura për të fshehur gjurmët.
Përmasat e çështjes i kanë habitur edhe prokurorët., të cilët po hartojnë dosje të veçanta për secilin të dyshuar.
Asistenca gjyqësore amerikane dhe mbështetja nga Google ndihmuan në gjurmimin e infrastrukturës së phishing, domeneve dhe llogarive të lidhura me rrjetin.



