Serbi- Mijëra njerëz janë mbledhur këtë të shtunë për të përkujtuar 16 viktimat e shkaktuara nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor në në Novi Sad një vit më parë.
Protestat e udhëhequra nga studentët kanë përfshirë kombin ballkanik që nga tragjedia, e cila sipas tyre ishte simbol i korrupsionit. Protestuesit fillimisht kërkuan një hetim transparent për ngjarjen tragjike, por thirrjet e tyre shpejt u përshkallëzuan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.
Protestat e vazhdueshme kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit Vuçeviç, rrëzimin e qeverisë së tij dhe formimin e një qeverie të re, por presidenti nacionalist Aleksandar Vuçiç vazhdon të qëndrojë në detyrë.
Vuçiç i ka etiketuar protestuesit si organizatorë të një grushti shteti të financuar nga jashtë. Megjithatë në një fjalim televiziv mbrëmjen e së premtes, Vuçiç kërkoi falje për këto deklarata.
Kjo vlen si për studentët ashtu edhe për protestuesit, si dhe për të tjerët me të cilët nuk isha dakord. Kërkoj ndjesë për këtë. Më e mira është të ulemi në dialog.
Protestat kanë mbetur kryesisht paqësore, por në mesin e gushtit ato degjeneruan në dhunë, për të cilat u miratua një rezolutë në Parlamentin Europian, ndër më të ashprat në Serbi. Rezoluta dënonte polarizimin politik, qasjen pro-ruse dhe shtypjen shtetërore.
Ndërkohë qeveria serbe e ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare, ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Serbe ka organizuar një meshë për viktimat në kishën e Beogradit.
Në shtator, 13 persona, përfshirë ish-Ministrin e Ndërtimit Goran Vesiç, u akuzuan penalisht për ngjarjen në Novi Sad. Aktualisht një hetim i thelluar antikorrupsion vazhdon së bashku me një hetim të mbështetur nga BE-ja për keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të Brukselit në atë projekt.



