Tension diplomatik midis SHBA-së dhe Polonisë për çmimin Nobel për Paqen

Tension diplomatik midis SHBA-së dhe Polonisë për çmimin Nobel për Paqen

Tensione diplomatike janë shfaqur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Polonisë pasi ambasadori amerikan në Varshavë, Tom Rose, ndërpreu marrëdhëniet me kryetarin e Parlamentit polak, Vlodzimies Czarzasty, për shkak të kritikave të tij ndaj Donald Trump dhe refuzimit për të mbështetur nominimin e tij për Çmimin Nobel për Paqen. 

 

Rose i cilësoi komentet e Czarzasty si fyerje të ashpra dhe të paprovokuara, duke deklaruar se ato përbëjnë pengesë për marrëdhëniet e mira SHBA-Poloni.

 

Reagimi i ambasadorit nxiti kritika nga kryeministri polak Donald Tusk, i cili theksoi se aleatët duhet të respektojnë njëri-tjetrin. 

 

Czarzasty argumentoi se Trump nuk e meriton çmimin, duke përmendur deklarata fyese ndaj aleatëve të NATO-s dhe rolin e tij destabilizues në organizata ndërkombëtare.

 

Megjithatë Rose e mbrojti Trump dhe theksoi respektin e tij për Tusk, duke e quajtur një aleat të fortë të SHBA-së.

 

Debati nxori në pah ndarjet politike në Poloni mbi marrëdhëniet me SHBA-në, ku qeveria pro-evropiane e Tuskut është skeptike ndaj Trumpit, ndërsa figura nacionaliste pro-MAGA theksojnë lidhjet e ngushta me të. 

 

Megjithëse Polonia mbetet një aleat kyç i SHBA-së dhe NATO-s, shumica e polakëve kanë një qëndrim negativ ndaj politikave të Trump.

 

Pavarësisht refuzimit të ofertës së SHBA-së dhe Izraelit për të mbështetur nominimin e Trump për Çmimin Nobel për Paqen, Czarzasty theksoi: “Unë vazhdoj t’i respektoj Shtetet e Bashkuara si një partner kyç të Polonisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy