Çmimi i naftës bie në nivelet para konfliktit me Iranin

Çmimi i naftës bie në nivelet para konfliktit me Iranin

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë në nivelet më të ulëta që nga periudha para përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, teksa trafiku detar në Ngushticën strategjike të Hormuzit po i rikthehet gradualisht normalitetit. 

 

Nafta Brent, referenca globale e tregut, ra përkohësisht nën 72.48 dollarë për fuçi, niveli i regjistruar një ditë para sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, përpara se të stabilizohej në rreth 72.63 dollarë. 

 

Tregjet energjetike kanë përjetuar luhatje të forta javët e fundit, pasi Irani reagoi ndaj sulmeve duke kufizuar kalimin në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit. Rënia e çmimeve është përshpejtuar pas nënshkrimit më 17 qershor të një Memorandumi Mirëkuptimi (MOU) mes SHBA-së dhe Iranit, i cili parashikon një periudhë 60-ditore negociatash për programin bërthamor iranian dhe masa të tjera që synojnë përfundimin e konfliktit. Përfaqësues të të dy vendeve u takuan fundjavën e kaluar në Zvicër, ku zhvilluan bisedime për t'i dhënë fund luftës. Si rezultat, SHBA-ja ka lehtësuar pjesërisht sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës. Sipas kompanisë së inteligjencës detare Kpler, numri i anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur ndjeshëm pas arritjes së marrëveshjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy